Drecun: Kina dhe Rusia nuk do t’i japin Kosovës një ulëse në OKB NULL NULL 07.03.2023 13:35 07.03.2023 13:35 Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovë në Kuvendin e Serbisë, Millovan Drecun, ka folur për procedurën e anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Ai tha për Kuririn serb se nëse do të mbërrinte propozimi për hyrjen e Kosovës në OKB, Rusia dhe Kina ndoshta do të vendosnin veto ndaj një rekomandimi të tillë. “Këshilli i Sigurimit i OKB-së është ai që jep mendimin e tij nëse propozimi do të shkojë në Asamblenë e Përgjithshme për miratim. Këshilli i Sigurimit vendos me shumicë votash, por kërkohet pëlqimi i të gjithë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Nëse propozimi do të shkonte në Asamblenë e Përgjithshme, aty do të vendosnin dy të tretat për të”, tha ai për Kuririn serb, transmeton Klankosova.tv Ai shtoi se “Serbia me asnjë çmim nuk do ta pranojë Kosovën në OKB”.
Lajme Putin miraton propozimin për krijimin e qendrave për trajnimin ushtarak me Bjellorusinë 2 months