Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dramë në fund por Reali e eliminon Dortmundin, në gjysmëfinale takohet me PSG-në

NULL NULL
06.07.2025 00:00
Mbappe. Foto: Arkiv

Real Madridi ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube, pasi e mposhti Dortmundin në çerekfinale me rezultat 2-0.

Golin e parë në takim e shënoi Gonzalo Garcia në minutën e 10-të të takimit, pas një asistimi të Arda Gulerit.

Ndërsa vetëm 10 minuta më vonë, Fran Garcia realizoi për rezultatin e pjesës së parë të ndeshjes, njofton Klankosova.tv.

Në fund të ballafaqimit u shënuan edhe dy gola, ku Dortmundi ngushtoi epërsinë në minutën e 93-të, me anë të Beier, por vetëm një minutë më vonë, Mbappe shënoi super gol për 3-1.

Kur të gjithë menduan që rezultati final u vendos me golin e Mbappes, në minutën e 95-të u akordua penallti për Dortmundin, ku i saktë u tregua Guirassy

Gjysmëfinalja do të jetë e zjarrtë, pasi Reali do të takohet me kampionin e Evropës, Paris Saint-Germain, të cilët sot e eliminuan Bayernin.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.