Drake me orë 750 mijë dollarëshe NULL NULL 11.06.2019 18:00 11.06.2019 18:00 Reperi 32 vjeçar mori pjesë në ndeshjen e pestë të finales së NBA-së në Toronto, Kanada, të hënën. Drake ishte i ulur në pjesën e publikut, por me një orë 750 mijë dollarëshe në dorë, njofton Klan Kosova. Për këtë ndeshje, fituesi i Grammy veshi një bluzë të thjeshtë të Nike dhe pantallona të zeza në të njëjtën markë – por ishte ora e tij shumë eksplicite dhe shumë e shtrenjtë që ra në sy. Ora ishte e markës Richard Mille “69 Tourbillon Erotic”, e cila përmban tre panele të afta për të shfaqur fraza të ndryshme sugjestive. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.