Drake, artisti me më së shumti shitje të albumit në 2018 NULL NULL 27.02.2019 22:02 27.02.2019 22:02 Drake është shpallur artisti me më së shumti shitje në botë për vitin 2018 nga Organizata ndërkombëtare diskografike (IFPI). Këtë titull e mori falë albumit “Scorpion”, po ashtu Drake është i vetmi artist që ka marrë këtë njohje për herën e dytë, njofton Klan Kosova. Çmimi “IFPI Global Recording Artist of the Year” është duke u ndarë qe gjashtë vite, si njohja e vetme e autorizuar që vlerëson suksesin botëror të artistëve në formatet muzikore fizike dhe digjitale. Fituesit e mëparshëm të këtij çmimi janë edhe “One Direction” (2013), Taylor Sëift (2014), Adele (2015), Drake (2016) dhe Ed Sheeran (2017). *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 3 orë më parë
Kino dhe Teatër Nga sot në Teatrin Kombëtar fillon shfaqja "Kopshti i Hijeve", tregohet historia e familjes Bogujevci 8 orë më parë