Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dragoi merr flakë gjatë shfaqjes së Disneylandit (VIDEO)

NULL NULL
24.04.2023 12:17

Turmat që shijonin një performancë live në Disneyland në Kaliforni mbetën të habitur të shtunën mbrëma kur një dragua gjigant animatronik mori flakë.

Videot në internet tregojnë Maleficent, dragoin 13 metërsh që përfshihet nga flakët, ndërsa zjarrfikësit përpiqen të kontrollojnë zjarrin.

Kjo ndodhi gjatë Fantasmic, një performancë e drejtpërdrejtë me shfaqje ujore që sfidojnë gravitetin, mjete piroteknike dhe Mickey Mouse.

Nga zjarri nuk ka të lënduar, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Për shkak të tymit të dendur, klientët e parkut u evakuuan nga disa atraksione aty pranë, tha Disney në një deklaratë.

Kjo nuk është hera e parë që Maleficent sillet keq – e ulur në një lundruese gjatë një parade, koka e saj mori zjarr në vitin 2018 në Disney Ëorld në Florida.

“Maleficent” është personazhi kryesor në “Bukuroshja e Fjetur” dhe kthehet nga “zonja e çdo të keqeje” në një dragua për të luftuar Princin Phillip në filmin e Disney-t të vitit 1959.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iO

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.