21:46, 20 Shtator 2019

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi,  së bashku me kryetarin e Dragashit, Shaban Shabani, kanë vënë gurthemelin për ndërtimin e palestrës sportive që ka një kosto 1.6 milion euro.

Gashi tha se ka qenë një zotim për qytetarët dhe sportistët e Dragashit që t’i bëjmë me infrastrukturë moderne dhe u shpreh i lumtur që po jetësohet një projekt kapital.

Postimi i plotë:

I uroj banorët e Dragashit me rastin e vënies së gur themelit të Palestrës Sportive, projekt të cilin si Ministri e mbështesim me 1.6 milion euro. Palestra sportive moderne do të jetë në shërbim të klubeve dhe sportistëve të Dragashit.

Si ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit ndihem krenar me rezultatet e sportistëve tanë.

Këtë krenari gjithashtu e kuptoj si përgjegjësi dhe detyrim për të investuar në infrastrukturë, në krijimin e kushteve për sportistët tanë, për të rinjtë tanë, që po na bëjnë krenar në garat anë e mban botës. Urime Dragash! KG

Konkurs Pune

Lexo më shumë