Lajmet e fundit

Një grup qytetarësh kanë protestuar të martën në Dragash, në shenjë pakënaqësie për mungesën e ujit të pijshëm.
Protesta ka nisur rreth orës 11:00, ndërkaq në pamjet e siguruara për Klankosova.tv, shihen qytetarët të shumtë, ndërsa prezente janë edhe forcat policore.
Zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi tha për Klankosova.tv se protesta ishte e qetë, ndërsa nuk raportohet për ndonjë incident.
Sipas tij, Policia e Kosovës është kujdesur për mbarëvajtjen dhe sigurinë e protestës përmes zyrtarëve të Stacionit Policor në Dragash, ndërsa në ora 12;00 ka përfunduar protesta..
Qytetarët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre lidhur me mungesën e ujit të pijshëm në këtë komunë.