Draft statuti i Asociacionit në tryezë, çka pritet nga takimi i 2 majit mes Kurtit dhe Vuçiqit? NULL NULL nga Liridona Gashi 25.04.2023 16:00 nga Liridona Gashi 25.04.2023 16:00 Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka thënë se në takimin e 2 majit të nivelit të lartë në kuadër të dialogut, do të prezentohet draft statuti i parë i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. I dërguari i Brukselit për dialogun ka kërkuar që të dyja palët të shkojnë të përgatitura në Bruksel. Analisti politik, Gazmir Raci tha për Klankosova.tv se ky draft statut nuk duhet të jetë as më pak dhe as më shumë nga ajo çfarë thuhet në marrëveshjen e prillit të vitit 2013 e ratifikuar në Kuvendin e Kosovës si dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015. “Çfarëdo drafti që mund të miratohet në takime të nivelit të lartë në dialog duhet të kalojë në verifikim nga Gjykata Kushtetuese, sipas marrëveshjes së 2015-ës dhe për këtë Serbia është pajtuar. Edhe plani franko-gjerman dhe aneksi i Ohrit thirren në këto marrëveshje që kanë dakorduar më herët”, ka thënë Raci. Ai ka deklaruar se në këtë draft statut mund të ketë ndonjë element shtesë të ri, por se duhet të jetë gjithmonë në harmoni të plotë me legjislacionin në fuqi në Kosovë dhe kartat apo deklaratat ndërkombëtare që Kosova është zotuar se do t’i zbatojë kur e ka shpallur shtetin e pavarur dhe sovran. “Asociacion një etnik nuk do ketë sepse shteti ynë është multietnik dhe nuk pranon të ndryshojë këtë karakter shtetëror sepse ashtu e thotë edhe deklarata e pavarësisë së Kosovës e vitit 2008”. Raci ka shtuar se ka gjasa që nga ky takim të mos ketë dakordime të menjëhershme. “Në këtë ka gjasa shumë që mos të ketë dakordime për shkak se Serbia ka paralajmëruar se nuk do të zbatojë pjesë të dakordimeve të fundit, Serbia njihet për sabotazhe në këtë proces. Kosova duhet të vazhdojë të jetë në koherencë me dakordimet që ka dhënë sipas planit franko- gjerman dhe çdo veprim ta kemi në koordinim me ShBA-në, Gjermaninë dhe Francën si garantuese të marrëveshjes së fundit”, ka pohuar Raci. Më 2 maj në agjendën e bisedimeve në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq do të jetë edhe miratimi zyrtar i deklaratës për Personat e Zhdukur. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iO
Kosova Abdixhiku: I vonshëm shkarkimi i udhëheqësisë së KEK-ut, përgjegjësi politike për mafinë energjetike 19/04/2023