Lajmet e fundit

DPT te Fidani rikthehet sot me sezonin e ri -I ftuar: Faton Peci
Emisioni i vetëm politiko-satirik, DPT te Fidani me Fidan Jupollin rikthehet këtë të martë me sezonin e ri në ekranin e Klan Kosovës.
Në pjesën e intervistës kryesore, i ftuar është kryetari i Komunës së Mitrovicës dhe bashkëkryetari i Partisë GUXO, Faton Peci.
Temë diskutimi në emisionin e sotëm do të jenë zhvillimet e fundit në skenën politike, formimi i institucioneve të reja dhe çështja e presidentit.
Gjithashtu, në pjesën e intervistës do të flasim edhe për marrëveshjen mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje për kandidatin e përbashkët për president, Bekim Sejdiu.
Si erdhi deri te dakordimi për emrin e Bekim Sejdiut për president?
Cilat janë detajet e pathëna nga marrëveshja VV-LDK?
A i ka VV-ja votat për qeveri?
Pse nuk mori pjesë Faton Peci në protestën e kryetarëve të komunave?
Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisioni DPT te Fidani me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube.