Doza e tretë e vaksinës kundër COVID-19  shpejt mund të rekomandohet për njerëzit deri në moshën 40 vjeç në SHBA

Doza e tretë e vaksinës kundër COVID-19  shpejt mund të rekomandohet për njerëzit deri në moshën 40 vjeç në SHBA

NULL NULL
1 month më parë

Doza e tretë e vaksinës kundër COVID-19 së shpejti mund të zgjerohet për një masë shumë më të gjerë njerëzish në SHBA. Kjo pasi një burim thotë se qeveria amerikane ka të ngjarë që së shpejti të rekomandojë doza shtesë për njerëzit deri në 40 vjeç që morën një vaksinë Moderna ose Pfizer.

“Unë besoj se do të ndodhë. Ekziston shqetësim në rritje brenda FDA se të dhënat amerikane kanë filluar të tregojnë më shumë shtrime në spital tek njerëzit nën moshën 65 vjeç të cilët janë vaksinuar plotësisht.” i tha burimi i njohur me planin Elizabeth Cohen të CNN.

Megjithatë, amerikanët që nuk janë vaksinuar kanë 18 herë më shumë gjasa të përfundojnë në spital me faji i rëndimit të gjendjes nga COVID-19 sesa ata që janë të vaksinuar, tha Dr Rochelle Walensky, drejtoreshë e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Walensky shtoi se njerëzit e pavaksinuar gjithashtu kanë 11 herë më shumë gjasa të vdesin nga koronavirusi në krahasim me njerëzit e vaksinuar. Ata gjithashtu kishin gjashtë herë më shumë gjasa të rezultonin pozitivë për COVID-19, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

“Në gusht, ndërsa po përjetonim kulmin e rritjes së variantit Delta, 16 juridiksione dhanë të dhëna për rastet dhe vdekjet e shtresuara sipas statusit të vaksinimit. Personat e pavaksinuar kishin 6.1 herë më shumë rrezik për t’u rezultuar pozitivë për COVID-19,” tha drejtori i CDC.

Afërsisht 57.1% e popullsisë amerikane është plotësisht e vaksinuar, sipas të dhënave të CDC të publikuara të mërkurën.