Down Syndrome Kosova program për ndërmarrje sociale NULL NULL 29.05.2015 08:23 29.05.2015 08:23 Shoqata Down Syndrome Kosova (DSK) dhe partneri, Klubi Dëshira, do të promovojnë sot programin e ndërmarrjes sociale dhe produktin unik në Kosovë, produktin amë– mjaltë, të paketuar nga persona me dëmtime intelektuale. Ndërmarrja Sociale, si program i DSK-së, mbështetet përmes projektit 18-muajsh nga Bashkimi Evropian, Oda Ekonomike Amerikane dhe Korporata Energjetike e Kosovës, të cilat ofruan përkrahjen e tyre në themelimin e programit në vitet paraprake. Ndërmarrja sociale, përfshin një sërë aktivitetesh, si trajnimin, aftësimin dhe risocializimin e personave me dëmtime intelektuale. Përmes këtyre aktiviteteve, projekti i tanishëm përkrahë rritjen e qëndrueshme të arsimit profesional dhe punësimit të 40 personave me dëmtime intelektuale, anëtarë të shoqatës Down Syndrome Kosova dhe Klubit Dëshira, thuhet në njoftimin e DSK. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 1 minutë më parë