Lajmet e fundit

Futbolli turk është tronditur nga një skandal i ri i përmasave të mëdha, pas arrestimit të Ferhat Gundogdu, kryetar i Komisionit të Gjyqtarëve në Federatën Turke të Futbollit.
Sipas raportimeve nga mediat turke, Gundogdu është vënë në pranga së bashku me gjashtë persona të tjerë, të cilët po hetohen nën dyshimet për parregullsi dhe ndërhyrje në sistemin e ndarjes së drejtësisë në futboll, transmeton Klankosova.tv.
Lajmin për këtë operacion e ka konfirmuar zyrtarisht ministri turk i Drejtësisë, Akin Gurlek, i cili theksoi se organet ligjzbatuese janë të vendosura ta çojnë hetimin deri në fund.
Përmes një reagimi në rrjetin social X, ministri Gurlek nënvizoi përkushtimin e shtetit për rikthimin e besimit në sport:
Ne do të vazhdojmë me vendosmëri luftën tonë për futboll të pastër, për të siguruar që akuzat që dëmtojnë besimin në futbollin turk të sqarohen, që ata që janë përgjegjës të mbahen para ligjit dhe që futbolli të mbahet mend për përpjekjen, luftën dhe sportivitetin në fushë.”
Futbol, vatandaşlarımızın ortak tutkusu ve önemli bir değerimizdir. Sahadaki rekabetin adil, hakemlik süreçlerinin tarafsız ve şeffaf yürütülmesi, futbola duyulan güvenin temelidir. Devletimiz, bu güveni zedeleyen her türlü usulsüzlük iddiasının hukuk çerçevesinde üzerine…
— Akın Gürlek (@abakingurlek) September 29, 2026
Sipas informacioneve zyrtare, hetimi prek elemente mjaft të ndjeshme që lidhen drejtpërdrejt me integritetin e trupës gjykuese në kampionat. I ashtuquajturi operacion “Dosja e Gjyqtarëve” mësohet se nisi pas dëshmisë dhe denoncimit të një ankuesi, të dorëzuar më 15 shtator 2025.