Dosja 2500 faqe e Frrokut NULL NULL 02.05.2015 16:49 02.05.2015 16:49 Dosja belge e deputetit kristiandemokrat, Mark Frroku, ka mbërritur në Shqipëri. Autoritetet belge ia kanë dërguar Prokurorisë së Përgjithshme. Pas spekulimeve në media kjo e fundit e ka konfirmuar vetë lajmin. Dosja në ngarkim të deputetit Frroku është shumë voluminoze, me mbi 2500 faqe. Pak kohë më parë në Tiranë ishte edhe avokatja belge e Mark Frrokut, e cila u takua me avokatët e tij shqiptarë. Ditët e fundit pati raportime në media se deputeti Mark Frroku mund të lirohet për shkak të skadimit të afatit ligjor prej 40 ditësh, që ende s’kishte mbërritur kjo dosje. Frroku akuzohet nga drejtësia belge për vrasjen e bashkëpatriotit të tij Aleksandër Kurti. Ngjarje ka ndodhur në vitin 1999. Asokohe, Mark Frroku së bashku me dy vëllezërit e tij, sipas drejtësisë belge, shfrytëzonte për prostitucion disa femra në Bruksel./Lapsi.al *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme 25-vjeçari në Lezhë tentoi ta vriste ish-kunatin duke i goditur motorin, shkak divorci me të motrën 26 minuta më parë
Kosova “UÇK-ja ka ndarë mirënjohje për degën e LDK-së”, Ferati flet për bashkëpunimin UÇK-LDK në Mitrovicë gjatë '98-ës 42 minuta më parë