Dortmundi triumfon ndaj Leverkusenit NULL NULL 29.01.2023 19:25 29.01.2023 19:25 Borussia Dortmundi ka shënuar fitore ndaj Bayer Leverkusenit, në kuadër të xhiros së 18-të në Bundesliga. Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Karim Adeyemi, në minutën e 33’, ndërsa me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë. Në pjesën e dytë, Edmond Tasoba, shënoi autogol, në minutën e 53’. Dortmundi arriti ta menaxhojë këtë epërsi deri në fund të takimit, duke fituar me rezultat 2-0. Dortmundi pas fitores kalon në vendin e katërt me 34 pikë, pas 18 ndeshjeve, duke iu afruar Bayernit, në vetëm tre pikë. /Klankosova.tv.