Dortmundi nuk di për fitore ndaj Bayernit që 10 ndeshje, synon ta prish sot serinë NULL NULL 30.03.2024 10:44 30.03.2024 10:44 Bayern, Dortmund, logot e klubeve Bayern Munich dhe Borussia Dortmundi do të përballen në derbin e xhiros së 27-të në Bundesliga. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Allianz”, duke filluar nga ora 18:30. Bavarezët nuk dinë për humbje ndaj BVB në dhjetë takimet e fundit, duke fituar nëntë prej tyre. Kampioni i Gjermanisë e ka pasur vetëm një herë një ecuri më të mirë ndaj verdhë e zinjve, prej vitit 1998 deri në vitin 2002, me 11 ndeshje pa humbje. Ndërkohë, trajneri i Bayernit, Thomas Tuchel ka deklaruar se Harry Kane do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje, pas një lëndimi që pësoi. Teksa trajneri i Dortmundit ka thënë se ka ardhur që të fitojnë në Munich. Përndryshe, Bayern Munich renditet në vendin e dytë me 60 pikë të grumbulluara, nga 26 ndeshje, teksa Dortmundi në pozitën e katërt me 50 sosh. /Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.