Lajmet e fundit

Borussia Dortmund dhe Real Betis e kanë nisur me fitore fazën e ligës, pasi triumfuan ndaj Villarrealit, respektivisht Lille.
“Verdhezinjtë” shënuan fitore dramatike 3-2 ndaj Villarrealit në një ndeshje me pesë gola.
Pas një pjese të parë pa gola, Dortmundi kaloi në epërsi në minutën e 53-të, kur Renato Veiga shënoi autogol, transmeton Klankosova.tv.
Villarreali reagoi dhe barazoi përmes Mourinho në minutën e 66-të, por Serhou Guirassy riktheu epërsinë për vendasit në minutën e 80-të.
Guirassy shënoi edhe golin e dytë personal nga penalltia në minutën e 85-të, ndërsa në fund ai realizoi autogol për rezultatin përfundimtar 3-2.
Kurse Real Betisi bëri befasinë e mbrëmjes duke mposhtur Lille në udhëtim me rezultat 2-3.
Lille kaloi në epërsi përmes Ayase Ueda (12’), ndërsa Marc Bartra barazoi në minutën e 33-të.
Alexsandro e riktheu avantazhin e vendasve tri minuta më vonë, por Betisi shpërtheu në pjesën e dytë. Bartra shënoi sërish në minutën e 49-të, ndërsa Troy Parrott realizoi golin e përmbysjes në minutën e 53-të.
Lille mbeti me një lojtar më pak në minutën e 56-të, pas kartonit të kuq të Ethan Mbappé.
Me këto fitore, Dortmundi dhe Betisi arkëtuan nga tri pikë në xhiron e parë të fazës së ligës.