Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dortmund po fiton 1:3, vëllai i Jude Bellinghamit shënon golin e parë për Bletat

NULL NULL
21.06.2025 18:58

Borussia Dortmundi po fiton me rezultat 1:3 ndaj Mamelodi Sundowns në Kupën e Botës për klube.

Felix Nmecha dhe Serhou Guirassy shënuan dy golat e para për Bletët.

Ndërkaq, golin e tretë për ta dhe të parin të tijin për klubin gjerman e shënoi Jobe Bellingham, vëllai i ish-lojtarit të Dortmundit, Jude-t.

Në anën tjetër, afrikanët kishin pasur fillimisht epërsinë kur Lucas Ribeiro kishte realizuar për 1:0 në minutën e 11-të të takimit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.