22:41, 31 Maj 2020

Borussia Dortmund ka fituar me rezultat të thellë prej 6 me 1, si mysafir i Paderbornit.

Të verdhët golin e parë e shënuan tek në pjesën e dytë.

Shënoi fillimisht me Hazard. Belgu hapi ndeshjen në minutën e 54-të.

Nuk e kishte të vështirë të përcillte topin në rrjetë, pasi sfera mbeti në zonë për 0 me 1.

Më vonë ishte Sancho që dyfishoi tre minuta më vonë dhe shfaqi një mesazh kundër racizmit.

Vendasit ngushtuan diferencën me një penallti të dyshimtë në të 72-të me Heuneimier, por sërish Sancho nuk fali për 1 me 3.

Goli i bukur i anglezit vulosi gjithçka, pasi ekipi mik nuk ndaloi më së shënuari, Hakimi, Schmelzer dhe Sancho vulosën gjithçka për 1 me 6.

Talenti anglez rikthehet në formacion me një hat-trick të tij duke heshtur kritikat.

Konkurs Pune

Lexo më shumë