Dorëzohen Sokoli, Begu dhe Malisheva - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dorëzohen Sokoli, Begu dhe Malisheva

NULL NULL
10/05/2015

Sami Ukshini, i njohur me emrin Komandant Sokoli, Beg Rizaj, Dem Shehu dhe Muhamet Krasniqi – Komandant Malisheva janë katër kosovarët e parë që të dielën mbrëma i janë dorëzuar policisë pas luftimeve 16 orë në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Burime të larta të Ministrisë së Punëve të Brendshme informojnë se Muhamet Krasniqi – Malisheva është i plagosur, ndërsa në grupin e katër të dorëzuarve të parë, ka edhe të tjerë.

Megjithatë, raporton KOHA, zyrtarë të lartë të policisë tregojnë se i vetmi që nuk ka pranuar dorëzimin është Mirsad Ndrecaj i njohur me emrin NATO. Aktualisht, thonë zyrtarë të MPB-së, vazhdon aksioni në Kumanovë për zbulimin e vendndodhjes së Ndrecajt në këtë lagje të Kumanovës. Ndryshe, në luftën e vitit 2001, të gjithë personat e sipërpërmendur kanë qenë ushtarë të UÇK-së në rajonin e Likovës./Zhurnal