Dorëshkrimi i Ajnshtajnit shitet për 11 milionë euro në ankand NULL NULL 23.11.2021 23:20 23.11.2021 23:20 Një dorëshkrim me llogaritjet e bëra nga Albert Ajnshtajni teksa përpiqej të formulonte teorinë e tij të relativitetit është shitur në ankand për 11 milionë euro. Shitja në shtëpinë e ankandit Christie në Paris theu rekordin për një dokument shkencor me autograf. Është një nga vetëm dy punimet që tregojnë punën e fizikanit teorik në zbulimin e tij të madh shkencor. Teoria, e botuar në vitin 1915, transformoi të kuptuarit e njerëzimit për hapësirën, kohën dhe gravitetin. Dorëshkrimi i llogaritjeve u shkrua midis viteve 1913 dhe 1914 nga Ajnshtajni dhe kolegu i tij zviceran Michele Besso, të cilët e mbajtën dokumentin, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv “Ajnshtajni është dikush që mbante shumë pak shënime, kështu që fakti i thjeshtë që dorëshkrimi mbijetoi dhe arriti te ne e bën atë të jashtëzakonshëm”, tha Vincent Belloy, një ekspert në shtëpinë e ankandit. Christie tha se shitja kishte “tërhequr koleksionistë nga e gjithë bota, të cilët e kuptuan rëndësinë e dokumentit”. Megjithatë blerësi i letrës 54 faqesh nuk është zbuluar. Teoria e relativitetit të Ajnshtajnit hodhi dritë mbi lindjen e universit, orbitat planetare dhe vrimat e zeza. Majin e kaluar një letër e shkruar nga Ajnshtajni që përmbante ekuacionin më të famshëm të teorisë, E=mc², u shit për më shumë se 1.2 milionë dollarë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 28/03/2024
Kino dhe Teatër Nga sot në Teatrin Kombëtar fillon shfaqja "Kopshti i Hijeve", tregohet historia e familjes Bogujevci 28/03/2024