Dorëhiqet Roberto Di Matteo NULL NULL 26/05/2015 26/05/2015 Roberto Di Matteo ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij si kryetrajner në ekipin gjerman të futbollit Schalke, disa ditë pas raportimeve se ai është shkarkuar. Di Matteo i`u bashkangjit Schalkes në Tetor të vitit 2014, duke e zëvendësuar Jens Keller. Ai ka udhëhequr të Kaltërit Mbretëror deri në raundin e 16-të në Champion League këtë sezonë, ku ata pësuan humbje nga Real Madrid 5-4 në ndeshjen e parë dhe në ndeshjen kthyese 4-3. Përveç kësaj Shcalke pati edhe telashe edhe në Bundesligën gjermanë ku u rradhit e gjashta as humbjes nga Hamburgu me rezultat 2-0, gjë që dëshpëroi shumë tifozët e këtij ekipi. Sipas raportimeve në Gjermani javën e kaluar, u spekulua që Di Matteo është shkarkuar, spekulime këto që asnjëherë nuk u konfirmuan, transmeton Klan Kosova. Mirëpo, ish-udhëheqësi i Chelseat, i cili ka udhëhequr klubin nga perëndimi i Londrës drejt trofeut të Champions League në vitin 2012, ka dhënë dorëheqje. / klankosova.tv
Shëndet Ekzaminimet e syve mund të ndihmojnë në identifikim për rrezik të demencës te të moshuarit 5 minuta më parë
Lajme Abazoviq: Boshkoviq dhe Konjeviq ekzekutorët politikë të destabilizimit të shtetit 47 minuta më parë
Ekonomi Berjani: Lëvizjet e mëdha në bursë i kanë lënë çmimet e naftës konstante tek ne (VIDEO) 48 minuta më parë