Dorëhiqet deputeti serb që shikoi film pornografik gjatë seancës NULL NULL 07.02.2023 14:07 07.02.2023 14:07 Deputeti socialist serb Zvonko Steviq ka dhënë dorëheqje nga posti i tij pasi në rrjetet sociale është shfaqur një video ku ai shihet duke shikuar një film pornografik gjatë seancës për Kosovën. Kurse, kryetari i Bordit Ekzekutiv të SNS-së, Darko Glishiq, tha sot se nuk përjashton që zgjedhjet të mbahen shumë shpejt dhe i tha SPS-së se SNS nuk është më një “dele që mund ta qethin” dhe po sillen si më parë. Glishiq ka thënë për “Happy TV” se në kohën kur Vuçiqin e “kapnin” në Parlament, deputeti socialist i Graçanicës, Zvonko Steviq ishte duke parë një film porno dhe se në seancën për Kosovën “të gjithë treguan fytyrën dhe anën e tyre, se kush është i prirur ndaj dhunës dhe kush nuk dëshiron të shikojë një film porno”, raporton Danas, përcjell Klankosova.tv. Steviq shihet në një video të publikuar në Twitter teksa e ka vendosur telefonin nën tavolinë për të parë filmin derisa është diskutuar për Kosovën. Deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim nga SPS lidhur me pamjet e publikuara. Steviq ka shërbyer si deputet në Parlamentin e Serbisë për gjashtë mandate. Deputeti serb kapet duke shikuar film pornografik gjatë seancës së kuvendit (VIDEO+18)
Kosova Haradinaj: Kosova synon të jetë në NATO dhe në rresht me shtetet prijëse të demokracisë në botë 2 months