Dorëheqje nga Komiteti i Çmimit Nobel për Letërsi shkaku i Handkes NULL NULL 02.12.2019 16:35 02.12.2019 16:35 Dy anëtarë të jashtëm të komitetit për Çmimin Nobel për Letërsi janë larguar të hënën nga ky komitet pasi kritikuan Akademinë Suedeze të goditur nga skandali. Akademia 233-vjeçare u detyrua të prezantojë disa masa të reja pas një skandal seksual ku përfshihej burri i një ish-anëtareje. Gjendja u përshkallëzua gjë që bëri që të shtynte ndarjen e çmimit për vitin 2018. Anëtarë të jashtëm u angazhuan për të ndihmuar komitetin Nobel në zgjedhjen e kandidatëve për çmime gjatë votimit. Autori Kristoffer Leandoer tha që po largohej sepse ai nuk kishte “as durim dhe as kohë” për të pritur që komiteti t’i përfundojë reformat e paralajmëruara. “Akademia dhe unë kemi një këndvështrim tjetër me kohën, një vit është shumë i gjatë në jetën time dhe shumë i shkurtër në jetën e Akademisë,” shkroi ai në një artikull në Svenska Dagbladet. Leandoer tha se vendimi i tij nuk ishte i lidhur me dhënien e çmimit 2019 për shkrimtarin e diskutueshëm austriak Peter Handke, për të cilin Akademia ka marrë kritika si brenda dhe jashtë vendit. Mirëpo, anëtarja tjetër e dorëhequr, Gun-Britt Sundstrom, tha në një deklaratë të botuar në Dagens Nyheter se zgjedhja e Peter Handkes ishte bërë me interpretimin që “letërsia qëndron mbi politikën”, por ajo nuk e ndante këtë pikëpamje me Akademinë, raporton Reuters, transmeton Klan Kosova. Handke është kritikuar shumë për portretizimin e Serbisë si viktimë gjatë luftërave në Ballkan dhe për pjesëmarrjen në varrimin e ish-presidentit jugosllav, Slobodan Millosheviq. Akademia konfirmoi që Leandoer dhe Sundstrom ishin larguar nga komiteti Nobel, i cili deri sot ishte i përbërë nga katër anëtarë të Akademisë Suedeze dhe pesë anëtarë të jashtëm. “Ne jemi mirënjohës për përpjekjen e rëndësishme që ata bënë gjatë vitit dhe tani po rishikojmë se si do të organizohet puna e Komitetit Nobel për Çmimin Nobel 2020 në Letërsi,” tha Mats Malm, Sekretari i Përhershëm i Akademisë Suedeze, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024