Dorëheqje morale të Miliband, Clegg dhe Farage - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dorëheqje morale të Miliband, Clegg dhe Farage

NULL NULL
08/05/2015
Ed Miliband falënderoi përkrahësit për "selfiet", mbështetjen dhe kultin më të pazakontë të shekullit 21, Milifandom.

Kryetari i Partisë Laburiste dhe kandidati i mundur në garën për kryeministër të Britanisë dha dorëheqje. Miliband falënderoi stafin dhe gjithë përkrahësit.

“Britania ka nevojë që laburistët të jenë të fortë. Ndaj është koha që dikush tjetër të marrë drejtimin e partisë.” –tha Miliband në adresimin e tij për media.

Deri në zgjedhjen e tij, Ed tha se Harriet Harman, nënkryetare e partisë, do të marrë drejtimin.

Përveç Miliband, dorëheqje kanë dhënë edhe lideri i Liberal Demokratëve, Nick Clegg e antievropiani Nigel Farage.