Dorëheqja e gjyqtarëve serbë, 83 lëndë barten nga Gjykata Themelore e Mitrovicës në gjykatat tjera NULL NULL 26.02.2023 15:12 26.02.2023 15:12 Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka marrë vendim që 83 lëndë të Gjykatës Themelore në Mitrovicë të barten në gjykatat tjera Themelore të Kosovës. Lëndët në fjalë nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, janë bartur në Gjykatat Themelore në Pejë, Prizren, Gjakovë, Ferizaj dhe Gjilan, raporton “Betimi për Drejtësi”. Lajmi për “Betimi për Drejtësi” është konfirmuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës. Sipas KGJK-së, në këtë bartje janë përfshirë të gjitha natyrat e rasteve gjyqësore, duke përjashtuar rastet e krimeve të luftës. Ndërsa, në lidhje me periudhën e bartjes së lëndëve në fjalë, KGJK ka njoftuar se do të bëjë një analizë lidhur me ngarkesën e lëndëve dhe numrin e gjyqtarëve në gjykatat dhe departamentet e caktuara, ku lëndët janë bartur dhe do të veprojë sipas nevojës. Ndryshe, pas dorëzimit të dorëheqjeve nga gjyqtarët e komunitetit serb të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, kjo e fundit në bashkëpunim me KGJK-në kanë krijuar planin e përkohshëm të veprimit, pas rrethanave të krijuara. Ky plan i përkohshëm i veprimit për vazhdimin e punës së Gjykatës Themelore në Mitrovicë dhe degët e saj, përmban disa pika, dukë përfshirë edhe identifikimin e lëndëve për bartje në gjykata të tjera. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Deda: Të gjitha bizneset ankohen se viti 2024 ka qenë viti më i rëndë që nga paslufta (VIDEO) 15/01/2025
Kosova Abdixhiku: Qeveria duhet të jetë partnere me bizneset, e jo t'i kërcënojë e kundërshtojë (VIDEO) 15/01/2025