Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Doohan në top formë në Formula 2

NULL NULL
nga Naim Selmani 30.07.2023 13:10

Piloti australian Jack Doohan ka vazhduar me formën fantastike në kuadër të garave të kategorisë Formula 2.

Kjo pasi ai të dielën me një strategji perfekte të ekipit Invicta Virtuosi Racing arriti që krejt në fund ta fitoj garën “Feature” që u zhvillua në Belgjikë përcjell klankosova.tv.

Në shtegun Spa-Francorchamps ai e arriti edhe fitoren e dytë rresht në kuadër të këtij sezoni në Formula 2.

E vendi i dytë i takoi pilotit francez Theo Purchaire me ekipin Art Grand Prix duke u ngjitur në podium për herë të 9-të sivjet.

Me pikët e fituara dhe mungesën e Fredrik Vestit francezi e ka ma kryesimin e renditjes së përgjithshme të Formula 2.

Kurse vendin e fundit në podium e zuri Enzo Fittipaldi me ekipin Rodin Carlin.

lajme të ngjashme