Donnie Yen adreson peticionin kundër tij NULL NULL 31.03.2023 15:05 31.03.2023 15:05 Aktori kinez, Donnie Yen, e ka adresuar peticionin që u bë që ai të mos ishte preantues në ceremoninë e sivjetme të Oskarit. Ky peticion erdhi pas mbështetjes që ai ia dha qeverisë kineze kundër protestave pro-demokraci në Hong Kong. “Nuk ishte protestë, në rregull? Ishte rebelim”, ka thënë aktori për GQ-në. “Nuk jam këtu që të flas se si ta ndryshoj atë se si njerëzit ndihen për këtë punë. Mirëpo, përvoja ime është që: unë kam qenë aty, unë kam shumë miq që ishin aty”. “Nuk dua ta politizoj. Shumë njerëz mund të mos jenë të lumtur me këtë që po e them, por unë po flas nga përvoja ime”.