20:58, 12 Korrik 2019

Organizatori i ndeshjes Feronikeli-AC Milan, “AS Events”, ka publikuar një video ku portieri i shtatë herë fituesit të Champions League, Gianluigi Donnarumma, i përshëndet futbolldashësit në Kosovë.

Ai thekson se mezi pret të luajë në Prishtinë.

“Përshëndetje të gjithë miqve nga Kosova. Mezi po pres të luajmë miqësoren e datës 10 gusht në Prishtinë, që do të jetë edhe hera e parë në histori për ekipin e Milanit. Një përqafim të gjithëve, forca Milan“.

Ndeshja do të zhvillohet me datë 10 gusht, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë