Lajmet e fundit

Donjeta Sadiku është vetëm një fitore larg finales së Kampionatit Evropian, pasi ka siguruar medalje në kategorinë deri në 60 kilogramë.
Boksierja kosovare triumfoi bindshëm në çerekfinale ndaj holandezes Maud van der Toorn, të cilën e mposhti me rezultatin 5:0.
Me këtë fitore, Sadiku ka siguruar medaljen evropiane dhe tashmë synon të shkojë edhe më tej në garë.
Në gjysmëfinale, ajo do të përballet me rusen Kristina Kuluhova, e cila garon për Serbinë.
Sadiku dhe Kuluhova janë përballur edhe në finalen e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, ku triumfuese kishte dalë boksierja kosovare.
Tash, të dyja do të përballen sërish, kësaj radhe për një vend në finalen e Kampionatit Evropian.