Lajmet e fundit

Boksierja Donjeta Sadiku ka dhënë një prononcim për Klan Kosovën pas triumfit të madh sot në Lojërat Mesdhetare ku u stolis me medaljen e artë.
Ajo në finale mposhti rusen që përfaqëson Serbinë, Kristina Kuluhova.
“Jam shumë e lumtur që sot kamë arrtë me u stolisë me medaljen e artë nga Lojërat Mesdhetare”, ka tënë Sadiku për Jehonën Politike në Klan Kosova.
“Më bën hala ma të lumtur që jam femër edhe që i kam siguru medaljen e parë për Kosovën e që po besoj që në ditët në vijim do të ketë edhe sportiste të tjera të cilat do të stolisen me medalje”.
“Uroj që tash e mbas të përkrahen edhe më shumë femrat në sport, edhe ju them të gjitha femrave që: mos u dorëzoni, punoni fort sepse mund t’i arrijmë qëllimet dhe synimet tona që i kemi”.