Lajmet e fundit

Sadiku e cila ka arritur gjysmëfinalen do të kërkojë të sigurojë finalen e kategorisë deri në 60 kilogramë ku përballë do ta ketë boksieren greke, Sofia Legaki, shkruan klankosova.tv.
Përballja e sotme do të nisë nga ora 18:00, kurse Sadiku në çerekfinale kishte mposhtur turken Esmanur Lok me vendim të gjyqtarëve.
Sadiku me arritjen në gjysmëfinale ka siguruar medaljen e bronztë, ndërsa synimi i saj është medalja e artë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.