Donjeta Sadiku e mëson kundërshtaren (FOTO) NULL NULL nga Naim Selmani 24.04.2023 18:53 nga Naim Selmani 24.04.2023 18:53 Boksierja kosovare Donjeta Sadiku e ka mësuar kundërshtaren në turneun ndërkombëtar “Cesme 2023” që zhvillohet në Turqi. Ajo me 26 prill do të ballafaqohet me boksieren japoneze Ayava Taguchi përcjell klankosova.tv. Ndryshe me këtë të fundit Sadiku ishte ballafaquar edhe vitin e kaluar pikërisht në Turqi kur e kishte mposhtur në luftën për medaljen e bronztë. Në Izmir ku edhe mbahet gara është edhe gjyqtari Latif Demolli dhe trajnerja Marjola Sallauka.