Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Donis Avdijaj afër nënshkrimit me Wolfsberger AC

NULL NULL
30.06.2025 09:12
HARTBERG,AUSTRIA,01.MAR.25 - SOCCER - ADMIRAL Bundesliga, TSV Hartberg vs Wolfsberger AC. Image shows Donis Avdijaj (Hartberg). Photo: GEPA pictures/ Alexander Solc

Mediat austriake kanë raportuar se futbollisti Donis Avdijaj, së shpejti mund të ndryshojë skuadër, por jo edhe ligën ku ai luan.

Avdijaj pritet të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare me ekipin Wolfsberger AC, derisa ende nuk bëhen të ditura detajet e kësaj kontrate, transmeton Klankosova.tv.

Interesimin për 28 vjeçarin, e ka konfirmuar edhe trajneri i WAC Dietmar Kuhbauer.

Ai pranoi se e ka ndjekur aktivisht futbollistin me prejardhje nga Kosova.

Mesfushori ofenziv do të bashkohet si transfer i lirë nga skuadra e tij aktuale, TSV Hartberg, pas përfundimit të kontratës.

Ai në 103 paraqitjet e tij zyrtare, shënoi 35 gola dhe bëri 27 asistime.

Donis Avdijaj, fillimisht kishte pasur kontakte edhe me skuadrën e njohur gjermane (ish-klubin e tij) Schalke 04.

Avdijaj pritet të veshë fanellën me numrin “10” te skuadra e re.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.