Donika Hoxha, ambasadore e Shqipërisë në Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë NULL NULL 05.11.2024 18:34 05.11.2024 18:34 Donika Hoxha, ambasadore e Shqipërisë në Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dekretoi sot emërimin e Donika Hoxhës, si ambasadore të Shqipërisë në Kroaci. Ajo do të shërbejë gjithashtu si ambasadore e Shqipërisë edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë, jo rezidente. Në dekretin e lëshuar nga i pari i shtetit shqiptar thuhet: “Presidenti Begaj dekreton emërimin në detyrë të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kroacisë, rezident, dhe Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Bosnjë dhe Hercegovinë, jo rezident”, thuhet aty. Donika Hoxha, ambasadore e Shqipërisë në Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Tragjedia në Koçan: Tre nga të lënduarit ende në trajtim jashtë Maqedonisë së Veriut 30 minuta më parë
Kosova Temperaturat javën e ardhshme deri në 37 gradë, apelohet për kujdes për fëmijë e të moshuar 45 minuta më parë