Donika Gërvalla zgjidhet kryetare e “GUXO” në Pejë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Donika Gërvalla zgjidhet kryetare e “GUXO” në Pejë

NULL NULL
13/08/2022

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është zgjedhur kryetare e degës së “GUXO” në Pejë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Bujqësisë, Faton Peci, i cili Gërvallën e cilësoi si zë që për 30 vitet e fundit ka qenë aktiviste për lirinë e Kosovës.

“Medoemos që nuk do kishte si të ishte ndryshe Donika, duke qenë se ajo rrjedh nga një familje atdhetare e patriotike, një familje e cila ka shërbyer si udhërrëfyese për gjeneratat pasuese”.

“Ajo ka ndjekur hapat e Jusuf Gërvallës, gjithmonë duke patur synim afirmimin e Kosovës në botë dhe pasqyrimin e realitetit, të dhunës e shtypjes me të cilën janë përballur shqiptarët me vite nga pushtuesi serb”, është shprehur Peci, transmeton Klankosova.tv..

Tutje, ai kujtoi edhe kohën kur Gërvalla ishte në LDK, teksa tha se sa ishte pjesë e saj ajo përfaqësoi qëndrimet e Kosovës para opinionit gjerman, qeverisë e Bundestagut.

“Së bashku me bashkëshortin Stefanin, nuk e kanë ndalur aktivitetin e tyre patriotik në shërbim të Kosovës edhe pse kanë qenë nën kërcënime të vazhdueshme për jetë”.

“Donika sot, është pjesë e partisë “Guxo” duke mbetur simbol i guximit dhe luftëtare e zëshme për ndryshim. Vetë prezenca e saj në Kosovë për t’i kontribuar vendit, larg familjes së saj përbën sakrificë”, shkroi Peci, përcjell Klankosova.tv.