Donçiqi me Dallasin e çojnë liderin në lojën e shtatë (VIDEO) - Klan Kosova

Donçiqi me Dallasin e çojnë liderin në lojën e shtatë (VIDEO)

NULL NULL
2 weeks më parë

Duhet e shtata ndeshje midis Phoenix Suns dhe Dallas Maverics për ta zbuluar finalistin e sivjetmë të Konferencës Perëndimore të NBA-së.

Dallasi nuk e lëshoi ndeshjen e gjashtë në shtëpi, pasi fitoi ndaj liderëve të NBA-së me rezultat të thellë, 113:86.

Luka Donçiq shkëlqeu me 33 pikë, 11 kërcime e tetë asistime te vendësit, ndërkaq DeAndre Ayton shte pikëshënuesi më i mirë te mysafirët, me vetëm 21 pikë, por po ashtu 11 kërcime.

Ndeshja përfundimtare e serisë do të zhvillohet të dielën në Arizona.