Donatorët ndërkombëtarë premtojnë ndihmë pas shpërthimit në Bejrut NULL NULL 10.08.2020 09:34 10.08.2020 09:34 epa08584104 A view of the damages after an explosion at the Beirut Port, Beirut, Lebanon, 04 August 2020. According to media reports citing official sources at least 40 people were killed and 2,500 injured in the explosion which also caused severe damage, while its cause is not yet known. EPA/IBRAHIM DIRANI/DAR AL MUSSAWIR Dostawca: PAP/EPA. Kombet e Bashkuara vlerësojnë se Libanit i duhen afro 117 milionë dollarë ndihmë urgjente pas shpërthimit në portin e qytetit më 4 gusht, nga i cili u vranë më shumë se 160 njerëz, u plagosën mijëra, dhe mbetën pa shtëpi rreth 300.000 banorë. Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe Kombet e Bashkuara bashkë-organizuan konferencën ndërkombëtare të donatorëve , e cila u mbajt online. Me dhjetëra vende njoftuan se kanë ndarë ndihma për Libanin. Një komunikatë nga samiti nuk dha një shumë përfundimtare të mjeteve të zotuara në konferencë, por zyra e Macronit tha se janë mobilizuar gjithsej 298 milonë dollarë. Udhëheqësit botërorë thanë se ndihma do t’i jepet “drejtpërdrejt popullatës libaneze, me efikasitet dhe transparencë maksimale” për shkak të shqetësimit për korrupsionin endemik të qeverisë. Ata gjithashtu ofruan mbështetje për një “hetim të paanshëm, të besueshëm dhe të pavarur” për shpërthimin, pasi shumë libanezë kanë humbur besimin në qeverinë e tyre, shkruan Rel, transmeton Klan Kosova. Para se të fillonte konferenca e donatorëve, protesta të dhunshme janë mbajtur në rrugët e Bejrutit. Zyrtarët libanezë kanë thënë se shpërthimi ndodhi në një depo të kimikateve, të cilat ishin ruajtur në mënyrë jo të sigurtë për vite të tëra. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haradinaj kujton betejën e Pozharit dhe masakrën e Izbicës: Dëshmi të dhembjes e vuajtjes, krenarisë e heroizmit 6 minuta më parë