16:57, 12 Qershor 2019

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ka deklaruar sot se Bashkimi Evropian duhet hapë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por paralajmëroi gjithashtu se ky vendim nuk do të merret së shpejti.
Në takimin e zhvilluar në Bruksel me presidentin maqedonas, Stevo Pendarovski, Tusk tha se ka vetëm një vendim për t’u marrë: “të hapen negociatat në linjë me rekomandimin e Komisionit Evropian.”
Sipas Tusk, dy shtetet ballkanike kanë bërë “gjithçka që pritej” për të çuar përpara procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.

Gjithsesi, kreu i Këshillit theksoi se “jo të gjitha shtetet anëtare janë të përgatitura për të ndërmarrë vendimin për hapjen e negociatave në ditët në vijim.”

Komisioni Evropian ka rekomanduar sërish hapjen e negociatave me Tiranën dhe Shkupin, por disa vende skeptike si Franca, Holanda dhe Danimarka thonë se kërkojnë më shumë rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë