14:46, 21 Janar 2020

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka zhvilluar sot një takim bilateral me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Ky takim mes tyre erdhi në kuadër të pjesëmarrjes së tyre në Forumin Botëror Ekonomik në Davos të Zvicrës, njofton Klan Kosova.

Dyshja gjatë takimit kanë biseduar lidhur me raportet e ngushta të biznesit që Bashkimi Europian ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Donald Trump bëri të ditur se temë kryesore diskutimi me Ursula von der Leyen ishte çështja e një marrëveshje të madhe tregtare mes SHBA-ve dhe vendeve të BE-së, njofton Klan Kosova.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë