Lu: Të vazhdojë dekriminalizmi - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lu: Të vazhdojë dekriminalizmi

NULL NULL
02/06/2015
Ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri Donald Lu, është takuar sot me kryetaren e KQZ-së dhe anëtarët e saj, për të diskutuar për zgjedhjet lokale të 21 qershorit.

Ky takim mes kreut të KQZ-së dhe Lu-së është mbajtur larg mediave.

Diplomati amerikan në Tiranë ka shprehur vlerësimin e tij për vendimmarrjen e pavarur të KQZ-së, sidomos pas vendimeve të fundit për çregjistrimin e kandidatit të PD në Kurbin, Ilir Pjetraj dhe rikthimin në lista të Altin Bibës që kishte dhënë dorëheqjen më parë.

Lu ka bërë thirrje që të punohet më tepër për largimin e kandidatëve të inkriminuar nga politika dhe postet drejtuese.

“Pastrimi i politikës nga kriminelët është i rëndësishëm për anëtarësimin në Bashkimin Europian”, mësohet se ka thënë Lu.