Don Xhoni shoqërohet për në stacionin policor, pasi i gjendet një revole NULL NULL 27.06.2022 19:28 27.06.2022 19:28 Reperi Xhonatan Isufi, i njohur si Don Xhoni, është shoqëruar sot për në stacionin policor, pasi i është gjetur një revole. Rasti është konfirmuar për Klankosova.tv nga zëdhënësi për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. “Sot, rreth orës 15:15, në rrugën ‘Tahir Zajmi’ në Prishtinë, pas një kontrolli të detajuar të ushtruar ndaj një personi, policia ka arritur të gjejë dhe sekuestrojë: Një revole të tipit Zastava, kalibër 7.65 mm, si dhe gjashtë copë fishekë, kalibër 7.65 mm”, është shprehur Borovci. “I dyshuari Xh. I., mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor, për t’u proceduar më tej, konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit”, shtoi ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Prive Leonora Jakupi e pret me lule Ganimete Musliun: Mirë se erdhe motrushja ime (FOTO) 12 orë më parë