Lajmet e fundit

Ikona e muzikës country, Dolly Parton, është përcjellë për në banesën e fundit në një ceremoni private, vetëm pak ditë pas ndarjes së saj nga jeta në moshën 80-vjeçare.
Parton, e cila ndërroi jetë më 25 gusht, u varros të premten, më 28 gusht, në një ceremoni ku morën pjesë vetëm familjarët e saj të afërt. Lajmin e ka bërë të ditur mbesa e saj e madhe, Lainey Parton, transmeton Klankosova.tv.
Një ditë pas ceremonisë, më 29 gusht, Lainey publikoi në Instagram disa fotografi të vjetra me Dolly Parton, të shoqëruara me një mesazh prekës për këngëtaren legjendare.
“Ky është një postim shumë i vështirë për mua. Doja të prisja derisa gjyshja ime të prehej dje, përpara se të përpiqesha t’i shprehja të gjitha këto me fjalë”, shkroi ajo.
Lainey kujtoi me emocion marrëdhënien e veçantë që kishte me Dollyn, duke treguar se këngëtarja e kishte mbështetur gjithmonë dhe i kishte bërë të ndihej e aftë për të ndjekur çdo ëndërr.
Dolly Parton ishte një nga figurat më të njohura dhe më të dashura të muzikës country, me një karrierë që zgjati për dekada dhe me ndikim të madh përtej muzikës.