Doli nga kamioni pa e frenuar, goditet për vdekje shoferi në Lipjan NULL NULL nga Genita Ukaj 20.05.2023 17:01 nga Genita Ukaj 20.05.2023 17:01 Ka vdekur shoferi i një kamioni në Lipjan, pasi ka dalur nga kamioni pa frenuar. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës, i cili tha se dyshohet se kamioni nuk është frenuar mirë dhe për pasojë ka lëvizur duke aksidentuar drejtuesin e kamionit i cili ka marrë lëndime të rënda. Në konfirmim bëhet e ditur se ekipi mjekësor ka konstatuar se personi i aksidentuar është pa shenja jete. “Në ora 14:35, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në dalje të autostradës (pushimore) në Lipijan. Njësitet policore kanë dalë në vend-ngjarje. Po ashtu edhe njsitet emergjente mjekësore”. “Nga atje raportohet se në aksident është përfshirë një kamion. Dyshohet se drejtuesi i kamionit për shkaqe të panjohura (mund të jetë ndonjë defekt në kamion), ka dalë nga kamioni. Dyshohet se kamioni nuk është siguruar, ndalur (frenur) mirë dhe për pasojë ka lëvizur duke aksidentuar drejtuesin e kamionit i cili ka marrë lëndime të rënda. Ekipi mjekësor ka konstatuar se personi i aksidentuar është pa shenja jete. Policia është duke punuar në kompletim e rastit dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, thuhet tutje në konfirmim. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.