DokuTech, ngjarja më e madhe teknologjike në Kosovë tani në Klan Kosova NULL NULL 28.10.2020 14:33 28.10.2020 14:33 DOKU.TECH për çdo vit organizon festivalin e vetëm të teknologjisë në Kosovë në partneritet me fondacionin SHARE. DOKU.FEST, sapo ka lansuar ngjarjen që shpalos të gjitha detajet rreth edicionit të 7-të, të quajtur “Make It, Break It, Build It, Share It”e cila do të transmetohet në Klan Kosova. Në këtë edicion DOKU.TECH do të shtjellojë tema se si njerëzit mund të zvogëlojnë ndikimin e tyre në botë duke ripërdorur, riparuar, rindërtuar, renovuar, rishitur, ricikluar, dhe në të njëjtën kohë duke zgjidhur problemet dhe duke plotësuar nevojat e njerëzve në të gjithë botën. Ndryshe prej edicioneve tjera, këtë vit folësit ndërkombëtar do të rikthehen në skenën e DOKU.TECH për të sfiduar vetvetën dhe idetë e tyre përgjatë ndryshimit të kohërave dhe shqetësimeve të fundit që bota po përballet. Në këtë edicion do të ketë poashtu dhe folës nga Kosova të cilët së bashku me folës ndërkombëtar do të shtjellojnë temat e këtij viti përmes perspektivës së tyre. Konferenca do të mbahet më 14 nëntor dhe do të publikohet në Klan Kosova çdo të shtunë duke ia filluar nga ora 18:00, dhe në rrjetet sociale të DOKU.TECH. Për më shumë informacione, mund të vizitoni eventin e DOKU.TECH këtu, apo web-faqen zyrtare www.doku.tech. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 1 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 2 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 3 orë më parë