Dokumenti për kufij të rinj në Ballkan; një pjesë e Kosovës me status të veçantë, shembull i Tirolit Jugor NULL NULL 16.04.2021 14:01 16.04.2021 14:01 Një dokument joformal është publikuar në mediat e Sllovenisë, sipas së cilit do të ketë lëvizje të kufijve në Ballkan. Sipas këtij dokumenti që thuhet se e ka dërguar Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansa në zyrën e Presidentit të Këshilli të Evropës, Charles Michel, do të preken edhe kufijtë e Kosovës. Aty thuhet se Kosova do të bashkohet me Shqipërinë, ndërkaq një pjesë e territorit – “Pjesa serbe” do të ketë status të veçantë që ngjan në shembullin e Tirolit Jugor. Këto janë pikat e propozuara në këtë dokument “non-paper”. 1) Bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë. “Në Kosovë, 95 përqind e popullsisë dëshiron të bashkohet me kombin origjinal shqiptar. Situata është e ngjashme në Shqipëri. Kufiri midis Shqipërisë (një anëtar i NATO-s) dhe Kosovës është praktikisht inekzistent. “Pjesa serbe e Kosovës do të merrte një status të veçantë – duke ndjekur shembullin e Tirolit Jugor,” theksohet në dokument. 2) Bashkimi i pjesës më të madhe të territorit të Republika Srpska me Serbinë. “Çështja kombëtare serbe mund të zgjidhet kryesisht duke aneksuar një pjesë të Republika Srpska në Serbi. Në këtë rast, Serbia është e gatshme të pajtohet me bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë “, thuhet në dokument. 3) “Çështja kombëtare kroate mund të zgjidhet duke bashkuar shumicën e kantoneve kroate në BiH me Kroacinë ose duke i dhënë një status të veçantë pjesës kroate të BiH (duke ndjekur shembullin e Tirolit Jugor).” 4) “Kjo do t’u jepte boshnjakëve një shtet që funksionon në mënyrë të pavarur dhe do të marrë përgjegjësinë e plotë për të. Në një referendum, njerëzit do të vendosnin nëse do të bashkoheshin me BE ose një të ardhme jashtë BE (duke ndjekur shembullin e Turqisë. Tani për tani, shumica dërrmuese e boshnjakëve mbështesin perspektivën e BE dhe rritjen e mprehtë të ndikimit turk dhe Islamit radikal, situata mund të përkeqësohet në mënyrë dramatike në dekadën e ardhshme. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti për masakrën e Izbicës: Prokuroria e Shtetit e ka mbështetjen e plotë që kriminelët të jenë prapa grilave 30 minuta më parë