Dokumentet e strukturave paralele nuk kalojnë në kufi (VIDEO) NULL NULL 15.12.2015 20:04 15.12.2015 20:04 Një serbe kosovare nuk u lejua të martën të hyjë në Kosovë. Ajo në pikën kufitare në Merdare kishte prezantuar letërnjoftimin e lëshuar nga strukturat paralele serbe në Nish. Këtë veprim policia kufitare e Kosovës e bëri duke u bazuar në zbatimin e protokollit për lirinë e lëvizjes të nënshkruar në Bruksel, njofton Klan Kosova. Ndaj këtij vendimi ishte i menjëhershëm reagimi i kryetarit të Listës Serbe, Slavko Simiq.. Ndërkaq, kryetari i Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq, këtë urdhëresë të autoriteteve në Prishtinë po e konsideron si provokim për komunitetin serb. Kryeminsitri i Serbisë, Aleksandar Vuciq, këtë vendim të qeverisë së Kosovës po e sheh si hakmarrje. Sipas tij, në këtë mënyrë autoritetet e Prishtinës po mundohen të largojnë vëmendjen nga suksesi i Serbisë në integrimet evropiane. Kronikë nga Blerta Ahmeti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hoxha mbledh drejtorët rajonalë të policisë, flasin për "Goditjen" dhe "Targetin” 3 orë më parë
Kosova Dita Ndërkombëtare Pa Makina – qytetarët me biçikleta e trotinetë e shfrytëzojnë sheshin deri te rrethi i Flamurit 9 orë më parë