Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dokumentari “Flamurtarët e Deçanit 1912” shpalos historinë dhe lavdinë e patriotëve kombëtarë

NULL NULL
30.11.2024 13:27

Faton Mehmetaj ka realizuar dokumentarin “Flamurtarët e Deçanit 1912”, i cili shpalos historinë kombëtare të patriotëve të shquar ku mundësuan që Deçani dhe Rrafshi i Dukagjinit të ishin pjesë e pandarë e përpjekjeve për çlirimin e trojeve.

Lidhur me këtë, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se ky dokumentar sjell në pah histori të pasur përkushtimi e heroizmi, duke vënë në qendër patriotizmin dhe kontributin e paharruar të Deçanit për çështjen kombëtare, transmeton Klankosova.tv.

“Secila etapë e historisë sonë kombëtare mbart në vetvete lavdinë e veprimeve të patriotëve që siguruan që Deçani dhe i gjithë Rrafshi i Dukagjinit të ishin pjesë e pandarë e përpjekjeve për çlirimin e trojeve.  Kjo traditë e atdhedashurisë u bart brez pas brezi, duke frymëzuar lëvizjet për liri dhe pavarësi në Kosovë. Për të shpalosur këtë trashëgimi, dokumentari “Flamurtarët e Deçanit 1912”, me autor Faton Mehmetaj, ndriçon lavdinë dhe sakrificat e shumë burrave dhe familjeve deçanase që luajtën një rol aktiv në mbrojtjen e trojeve shqiptare nga copëtimi dhe realizimin e qëllimit kombëtar: pavarësinë e Shqipërisë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Ky dokumentar sjell në pah një histori të pasur përkushtimi e heroizmi, duke vënë në qendër patriotizmin dhe kontributin e paharruar të Deçanit për çështjen kombëtare. Falënderime të veçanta autorit Faton Mehmetaj për këtë vepër të çmuar dhe të gjithë mbështetësve që mundësuan realizimin e këtij dokumentari”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.