DOKUMENT: Qeveria vendos – këto komuna kanë ndalesë qarkullimi nga 22:30 deri në 05:00 NULL NULL 27.07.2020 21:36 27.07.2020 21:36 Qeveria e Kosovës së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë kanë marrë vendim që të zgjasin lëvizjen e lirë në kuadër të masave anti COVID-19, ndonëse së fundi janë regjistruar shifra rekorde të të infektuarve. Nga e marta, 28 korrik, sipas dokumentit që posedon Klan Kosova, Qeveria e Kosovës ka vendosur që nga ora 22:30 deri në orën 5:00 të mëngjesit të ketë ndalim për çfarëdo qarkullimi për komunat si më poshtë: ”Nga data 28 korrik 2020, duke filluar nga ora 22:30 deri në orën 05:00, ndalohet çfarëdo qarkullimi i personave fizik jashtë shtëpive/banesave të tyre në Komunat: Prishtinë, Prizren, Pejë, Podujevë, Gjakovë, Ferizaj, Lipjan, Drenas, Vushtrri, Mitrovicë e jugut, Gjilan, Fushë Kosovë dhe Shtërpcë përveç: Në raste urgjente shëndetësore; Në rast të nevojës për t’u kujdesur për të sëmurë, për persona me nevoja të veçanta, vetëm nëse të sëmurët apo personat me nevoja të veçanta nuk kanë mundësi të kujdesen për vetveten; Në rast të kërkimit të ndihmës nga institucione përkatëse, siç është rasti me viktimate dhunës familjare; Në rast të vdekjes së anëtarit të familjes; Në rast të paraqitjes së nevojave për dalje jashtë shtëpisë/banesës për nevojat fiziologjike të kafshëve, por jo më larg se 500 metra nga banesa/shtëpia (por, nuk lejohet shfrytëzimi i këtyre rasteve për të kryer ndonjë punë tjetër ose për ndonjë qëllim tjetër përveç atij të përcaktuar)”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti dhe Sveçla takojnë shefin e EULEX-it, diskutohet edhe për dezinformimin dhe lajmet e rreme 12 orë më parë
Kosova "Qeveria më e ndershme që e ka pasur Republika e Kosovës" - Rexhaj flet për qeverinë Kurti 15 orë më parë