Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Doktori i nderit, Ed Sheeran

NULL NULL
12.08.2015 18:00

Kantautori Ed Sheeran, i cili e kishte braktisur shkollën në moshën 16 vjeçare që ta ndiqte karrierën në muzikë, tani do të shpallet doktor nderi.

24 vjeçarit do t’i jepet çmimi në Universitetin Suffolk në një ceremoni në fund të këtij viti.

Ed Sheeran 1

Krijuesi i këngës Thinking Out Loud, i cili ka lindur në Yorkshire por që u rrit në Framlingham në Suffolk, ka thënë se është i mrekulluar nga nderi që po i bëhet duke e shpërblyer me një çmim akademik, siç është njohja e kontributit të tij në muzikë.

Ai ka thënë: “Kam pasur nj bit të mrekullueshëm në tour-in tim nëpër botë, dhe kjo do ta bëjë akoma më të bukur”.

“Suffolk ështëvendi të cilin unë e thërras shtëpi dhe jam gjithmonë i mirëpritur të kthehem dhe të marr kaq shumë përkrahje”, raporton News Sky, transmeton Klan Kosova.

Sheeran e kishte lënë shkollën dhe ishte shpërngulur në Londër, ku kishte filluar të këndonte në rrugët e qytetit dhe të flinte në divanet e shokëve të tij.

Tani ai është një artist shumë i njohur, i kërkuar, që nga shitjet e muzikës së tij ka arritur të bëjë pasuri multi milionëshe.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.