“Doktori i Mrekullive” rikthehet sonte në Klan Kosova NULL NULL 15.12.2020 10:55 15.12.2020 10:55 Pritjes për sezonin e dytë të serialit turk “Doktori i Mrekullive” i erdhi fundi. Seriali më i shikuar turk rikthehet sonte në ekranet e televizionit Klan Kosova. Në episodin e 86-të, e të parin për këtë sezon, mjeku i famshëm përballet me situata të rënda. Zjarri e kaplon spitalin ku ai punon dhe bën një shkatërim të madh. Pavarësisht dëmeve të mëdha materiale, dhe një gjendje stresi e paniku, doktori kujtohet për njeriun e zemrës, se ku gjendet në ato momente. Ai futet i vetëm brenda spitalit duke kaluar përmes flakëve vetëm për të gjetur doktoreshën Nazli, për të cilën njëkohësisht ka një simpati të theksuar. Pas një kërkimi të vështirë në mes tymit e flakës ai e gjen Nazlien të shtrirë në tokë dhe pa ndjenja. Të martën në orën 18 e 50, të gjitha para ekraneve të Klan Kosovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.